Dita e dytë e trajnimit për udhërrëfyesit e turizmit të aventurës

Dita e dytë e trajnimit për udhërrëfyesit e turizmit të aventurës “Menaxhimi i Grupit” ishte tematika e ditës së dytë së trajnimit për Udhërrëfyesit e Turizmit të
Aventurës. I planifikuar si kombinim i teorisë me praktikën, nën drejtimin e ekipit shqiptar, pjesa e parë e trajnimit u zhvillua ne terren. Pjesëmarrësit u ngjitën drejt Majës së Thatë dhe për rreth 5 orë zhvilluan ushtrime te ndryshme lidhur me menaxhimin e grupeve të turizmit të aventurës.
Pas kthimit dhe një pushimi të shkurtër, në sesionet e zhvilluara në klasë, udhërrëfyesit të ndarë në grupe pune sipas tematikës, sollës përvojat e tyre me menaxhimin e grupeve. Trajnimi i udhërrefyesve të turizmit të aventurës vazhdon.