Hapen kurset për Auditues Energjetik të Çertifikuar (AEC) dhe Menaxher Energjetik të Çertifikuar (MEC)

SHLUJ Universiteti Marin Barleti shpall thirrjen për aplikime për kursin e trajnimit për Auditues Energjetik të Çertifikuar-AEC  dhe Menaxher Energjetik të Çertifikuar-MEC (zhvillohet për here të pare në Shqipëri). Këto programe trajnimi ju mundësojnë të zhvilloni një karrierë të sigurtë profesionale në auditimin dhe menaxhimin e energjisë në sektorin e ndërtimit dhe industri të ndryshme.

Trajnimet zhvillohen me pjesëmarrjen e ekspertëve të Agjencisë Italiane për Teknologjitë e Reja, Energjinë dhe Zhvillimin Ekonomik të Qëndrueshëm (ENEA), mbёshtetur nga Projekti ReeHub, Agjencia Shqiptare për Efiçencën e Energjisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Profili I synuar I aplikuesve është: inxhinierё ndёrtimi, arkitektё, inxhinierё mekanik, inxhinierё elektrik, inxhinierё mjedisi dhe inxhinierë hidro.
Detaje të tjera mbi kursin I gjeni si më poshtë:

1) Trajnimi do të fillojë në datën 1 Shkurt 2018, do të zgjasë 3 muaj (AEC) dhe 4 muaj (MEC), dhe do të zhvillohet ditën e premte (4 orë) dhe ditën e shtunë (8 orë);
2) Në këtë trajnim mund të regjistrohen të gjithë profesionistët e përmendur mësipër, që kanë përfunduar master shkencor ose profesional;
3) Kosto totale e kursit: 100 000 lek. Nëse kursantët nuk kalojnë me sukses testimin e liçencimit (Brenda afatit 1 vjeçar nga përfundimi I trajnimit) “Universiteti Marin Barleti” ju ofron përsëritjen e programit të trajnimit, pa pagesë.

Regjistrimet kanë filluar pranë sekretarisë mësimore të Shluj “Universiteti Marin Barleti”. Vizitoni faqen http://www.umb.edu.al/ ku mund të shkarkoni formatin e aplikimit. Pasi ta plotësoni, dërgojeni me email në: [email protected] | [email protected]

Për informacion kontaktoni në nr: +355 69 70 45 318

Formular Aplikimi – TRAJNIM PROFESIONAL AEC MEC

për më shumë informacion shkarkoni:

VOLANT ARKITEKTURE Auditues Energjetik i Çertifikuar (AEC)

VOLANT ARKITEKTURE Menaxher Energjetik i Çertifikuar (MEC)