Lançohet projekti ‘Krijimi i një rrjeti rajonal tëguidave profesionale të Turizmit të Aventurës: Aventura përgjatë Via Dinarica’

Instituti Barleti për Kërkim dhe Zhvillim (BIRD) ka organizuar në datën 5 Dhjetor takimin lançues të projektit “Adventure along Via Dinarica”. Ky projekt mbështetet nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), në kuadër të programit për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit.

Takimi i organizuar nga BIRD mblodhi së bashku partnerët e projektit, organizatën Terra Dinarica – Bosnjë & Hercegovinë, organizatën Wild Serbia -Serbi si edhe aktorë të rëndësishëm të fushës së turzimit në Shqipëri, si Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe biznese të ndryshme që operojnë në fushën e turizmit të aventurës.

Gjatë fjalës përshëndetëse Prof. Dr. Suzana Guxholli, Zëvendës Rektore për Kërkimin dhe Inovacionin në ShLUJ “Marin Barleti” theksoi rëndësinë e projekteve të tilla për zhvillimin e turizmit, bashkëpunimin trans-nacional si edhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme për bashkëpunime në të ardhmen. Dr. Gazmend Zeneli, Drejtor Ekzekutiv i BIRD dhe menaxher i projektit, bëri një prezantim të shkurter të projektit duke u ndalur në objektivat e tij dhe rezultatet e pritshme të këtij projekti si dhe sfidat për implementimin e tij. Më pas u diskutuan aspektet teknike dhe organizative të projektit