NJOFTIM PER VENDE VAKANTE

Në kuadër të projektit SMART TOUR “Smart Travel on Cultural Routes” financuar nga Programi INTERREG IPA CBC Greece – Albania, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti hap thirrjen për kandidatë të interesuar për pozicionet vakante, si vijon:

1. Financier
Përshkrimi i punës:
– Menaxhimi financiar i projektit;
– Ndjekja e shpenzimeve në fazat e ndryshme të projektit;
– Ndjekja e marrëdhënieve me kontraktoret dhe shpenzimet në lidhje me shërbimet, furnizimet dhe punët;
– Ndjekja e pakesave në banka;
– Hartimi i evidencave periodike sipas periudhave të raportimit dhe hartimi i raporteve periodikë sipas kërkesave të menaxherit të projektit;
– Përgatitja e ndryshimeve e riakolimeve në buxhet sipas kërkesave të lead partner dhe procedurave të parashikuara nga donatori;
– Të asistojë menaxherin e projektit në hartimin e progres raporteve.
Kualifikimet dhe Eksperienca:
– Master shkencor në ekonomi ose financë;
– Të paktën 2 vite eksperiencë profesionale si financiere në subjekte të ndryshme. Preferohet eksperiencë e mëparshme në projekte;
– Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
– Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;
– Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).

Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: një CV sipas formatit evropian, një fotokopje të dokumentit të identifikimit, një fotokopje të diplomës dhe certifikatave të kualifikimit të fituara brenda ose jashtë vendit, deri më datë 21.09.20214, në adresën e-mailit: [email protected] ose me postë në adresën: Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, Rr. Sami Frashëri, Nr.41, Tiranë, Shqipëri.

2. Specialist informatike/ Technical ICT

Përshkrimi i punës:
– Menaxhimi i automatizuar i informacionit dhe të dhënave të nevojshme për zbatimin e projektit;
– Ngritja e platformave dixhitale, portaleve, hapësirave Cloud, sistemeve të përpunimit të të dhënave dhe programeve kompjuterikë në bashkëpunim me ekipin e huaj të specialistëve të projektit;
– Hartimi i skemave të thjeshta të procesit të përpunimit të infomacionit dhe zhvillimin e programe për zgjidhjen e problemeve të platfomrave dhe aksesit të user-ave;
– Hartimi i evidencave periodike sipas periudhave të raportimit dhe hartimi i raporteve periodikë sipas kërkesave të menaxherit të projektit;
Kualifikimet dhe Eksperienca:
– Master shkencor në inxhinieri informatike/informatikë ose diploma të barazvlefshme në fushën e informatikës;
– Të paktën 2 vite eksperiencë profesionale si specialist informatike ose programues në subjekte të ndryshme. Preferohet eksperiencë e mëparshme në projekte;
– Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një projekt me disa partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
– Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze.

Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: një CV sipas formatit evropian, një fotokopje të dokumentit të identifikimit, një fotokopje të diplomës dhe certifikatave të kualifikimit të fituara brenda ose jashtë vendit, deri më datë 21.09.2021, në adresën e-mailit: [email protected] ose me postë në adresën: Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, Rr. Sami Frashëri, Nr.41, Tiranë, Shqipëri.

3. Specialist / Technical staff

Përshkrimi i punës:
– Menaxhimi i automatizuar i informacionit dhe të dhënave të nevojshme për zbatimin e projektit;
– Ideimi dhe ngritja në bashkëpunim me specialistin e ICT të platformave dixhitale, sipas udhëzimeve të ekipit të huaj të specialistëve të projektit;
– Hartimi i evidencave periodike sipas periudhave të raportimit dhe hartimi i raporteve periodikë sipas kërkesave të menaxherit të projektit;
Kualifikimet dhe Eksperienca:
– Master shkencor në arkitekture/art dizajn ose diploma të barazvlefshme në fushën e arkitekturës;
– Të paktën 2 vite eksperiencë profesionale si arkitekt ose specialist art dizajni në subjekte të ndryshme. Preferohet eksperiencë e mëparshme në projekte;