• Na ndiqni:

Njoftim për vende vakante “Koordinator Projekti”

Njoftim për vend vakant
Në kuadër të projektit Regional Energy Efficiency Hub (REEHUB), financuar nga Programit
INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti hap
thirrjen për kandidatë të interesuar për pozicionin vakant: Koordinator Projekti

Përshkrimi i punës:
– Të sigurojë ecurinë me projektin dhe WP për të cilat Instituti është përgjegjës;
– Të monitorojë planin e punës për realizimin e objektivave të WP;
– Të jetë përgjegjës për marrëdhëniet me publikun;
– Të ruajë komunikimin me kordinatorët e tjerë të partnerëve dhe me Lead Partner;
– Të koordinojë publikimin e informacioneve përgjatë zhvillimit të aktiviteteve;
– Të jetë përgjegjës për zhvillim e aktiviteteve sipas WP communication;
– Të asistojë menaxherin e projektit ne hartimin e progres raporteve.

Kualifikimet dhe Eksperienca:
– Master shkencor (preferohet në disiplinat e Inxhinierisë dhe Arkitekturës);
– Të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushën e komunikimit dhe organizimit të aktiviteteve dhe eventeve;
– Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një
projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
– Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
– Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).

Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV sipas formatit evropian, deri më datë 20.08.2018 ora 16.00, në adresëne e-mailit [email protected] ose me postë në adresën: Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, Rr. Sami Frashëri, Nr.41, Tiranë, Shqipëri.

  • Shperndaje në: