Njoftim për vende vakante Menaxher Projekti , Koordinator Projekti dhe Ekspert ligjor

Njoftim për vende vakante
Në kuadër të projektit Regional Energy Efficiency Hub (REEHUB), financuar nga Programit INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti hap thirrjen për kandidatë të interesuar për pozicionet vakante, si në vijim:

1. Menaxher Projekti
Përshkrimi i punës:
– menaxhimi dhe monitorimi i zhvillimin e projektit në të gjitha fazat e tij.
– koordinimi i punëve i bashkërenduar me partnerët e tjerë të projektit dhe me Lead Partner;
– hartimi i planit të punës për përmbushjen e objektivave të secilit WP
– përcaktimi i politikave, proçedurave dhe dokumentacionit për planifikimin, zhvillimin,
menaxhimin, ekzekutimin dhe kontrollimin e aktiviteteve të projektit.
– monitorimi i performancës dhe progresit të projektit përkundrejt planit kohor dhe financiar.
Kualifikimet dhe Eksperienca:
– Master shkencor (preferohet në një nga vëndet e BE-së) në disiplinat e Inxhinierisë dhe Arkitekturës.
– Të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushën e menaxhimit, koordinimit dhe raportimit të projekteve të financuara nga BE ose donatorë të tjerë;
– Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një
projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
– Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
– Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV sipas formatit evropian, deri më datë 18.04.2018 ora 16.00, në adresëne e-mailit [email protected] ose me postë në adresën: Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, Rr. Sami Frashëri, Nr.41, Tiranë, Shqipëri.

2. Koordinator Projekti
Përshkrimi i punës:
– Të sigurojë ecurinë me projektin dhe WP për të cilat Instituti është përgjegjës;
– Të monitorojë planin e punës për realizimin e objektivave të WP;
– Të jetë përgjegjës për marrëdhëniet me publikun;
– Të ruajë komunikimin me kordinatorët e tjerë të partnerëve dhe me Lead Partner;
– Të koordinojë publikimin e informacioneve përgjatë zhvillimit të aktiviteteve;
– Të jetë përgjegjës për zhvillim e aktiviteteve sipas WP communication;
– Të asistojë menaxherin e projektit ne hartimin e progres raporteve.
Kualifikimet dhe Eksperienca:
– Master shkencor (preferohet në disiplinat e Inxhinierisë dhe Arkitekturës);
– Të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushën e komunikimit dhe organizimit të aktiviteteve dhe eventeve;
– Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një
projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
– Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
– Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV sipas formatit evropian, deri më datë 18.04.2018 ora 16.00, në adresëne e-mailit [email protected] ose me postë në adresën: Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, Rr. Sami Frashëri, Nr.41, Tiranë, Shqipëri.

3. Ekspert ligjor
Përshkrimi i punës:
– Të hartojë planin e prokurimeve;
– Të jetë përgjëgjës për hartimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të projektit;
– Të jetë përgjegjës për marrëdhëniet me publikun;
– Të jetë përgjegjës për hartimin e termave të referencës për paketat e prokurimeve sipas zërave në projekt;
– Të mbajë komunikimin me menaxherin e projektit dhe stafin e Institutit për ecurinë e projektit.;
– Të asistojë menaxherin e projektit në hartimin e progres raporteve.
Kualifikimet dhe Eksperienca:
– Master shkencor në shkenca juridike (preferohet në një nga vëndet e BE-së);
– Të paktën 4 vite eksperiencë profesionale në projekte të financuara nga BE ose donatorë të tjerë;
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup;