• Na ndiqni:

Rreth Institutit

Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit ``Barleti``

Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (BIRD) është një institucion kërkimor-shkencor i cili synon të shndërrohet në një qendër të ekselencës për kërkimet ndërdisiplinore në fushat që lidhen me proceset e ekonomisë, mjedisit, inovacionit dhe energjisë.

THEMELUES
Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti i ka fillesat e tij me Qendrën për Studime Rajonale, të ngritur nga Universiteti Marin Barleti në vitin 2009.
Instituti vepron si një organizatë jo-fitimprurëse, e cila nuk ndjek qëllime përfitimi ekonomik dhe as synime politike e fetare. Instituti është krijuar dhe funksionon mbi bazën e legjislacionit shqiptar në fuqi për këto organizata.

Rreth

Në vizionin e Institutit për Kërkim dhe Zhvillim Barleti në veçanti është studimi dhe kërkimi shkencor i mbështetur në traditën e hershme të studiuesve tanë, nën shembullin e qytetërimeve të suksesshme bashkëkohore. Instituti synon të realizojë qëllimin e vet nëpërmjet kryerjes së punës studimore e kërkimore, trajnimeve, kurseve e konsultave, shërbimeve, veprimtarisë botuese dhe realizimit të projekteve të nivelit të lartë në të mirë dhe interes të publikut.

Misioni i Institutit është që të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për:

  • të nxitur dhe mbështetur veprimtarinë kërkimore-shkencore ndërdisiplinore të strukturave të UMB-së dhe jashtë saj;
  • të mundësojë tek të gjithë ata që janë të angazhuar në veprimtari administrative, kryesisht ato manaxheriale, zhvillimin e standardeve dhe përftimin e atyre njohurive, aftësive dhe kompetencave që t’i bëjnë efikas, të sukseshëm, dhe që u mundësojnë zhvillimin e karrierës;
  • t’u shndërruar në një qendër të partneritetit me biznesin, nëpërmjet nxitjes së aftësive sipërmarrëse dhe krijimit të modelit konkurues dhe inovativ për ndërmarrjet, si dhe për të shfrytëzuar potencialet e të rinjve, por edhe me komunitetin në tërësi, nëpërmjet përfshirjes dhe kontributit të drejtpërdrejtë në projekte të ndryshme në të mirë të komunitetit.

Qëllimi për Kërkim dhe Zhvillim Barleti është të nxisë dhe zhvillojë kryerjen me cilësi të punës kërkimore- shkencore, duke ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme me teknologji dhe mjedise bashkëkohore, si edhe të realizojë kërkime cilësore në fushat e veprimtarisë që mbulohen prej tij, jo vetëm në bashkëpunim me departamentet dhe qendrat e universitetit, por edhe me institucione të tjera kërkimore shkencore, brenda e jashtë vendit.

Instituti synon që për të gjitha palët e interesuara të ofrojë informacionet më të fundit në lidhje me zhvillimet në fushat e veprimtarisë që mbulohen nga departamentet kërkimore-shkencore dhe njësitë e tjera të Institutit, si edhe të sjellë më afër komunitetin e biznesit me botën akademike. Instituti kërkon gjithashtu, të ofrojë konsulencë dhe shërbime të drejtpërdrejta për komunitetin e biznesit, veçanërisht ato që lidhen me zhvillimin e SME-ve, teknologjisë së informacionit, kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin, ekonomisë së bazuar në dijen.

Instituti mbështet me infrastrukturën e tij edhe punën kërkimore shkencore të departamenteve, qendrave apo instituteve të tjera, me të cilat ka një koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Organet drejtuese të Institutit janë Bordi Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv.

Bordi Drejtues është organi vendimmarrës i Institutit. Aipërbëhet prej 5 anëtarësh, të cilët kanë një mandat 2 -vjecar, me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat të dytë. Anëtarët e Bordit caktohen nga shoqëria themeluese“Marin Barleti” sh.a.Bordi drejtohet nga kryetari i tij, i cili zgjidhet në mbledhjen e parë të bordit tëri.

Drejtori Ekzekutiv përgjigjet për veprimtarinë e përditshme tekniko-administrative të Institutit dhe ekzekutimin e programeve tëvendosura nga Bordi. Ai emërohet nga Bordi, pas shqyrtimit të kandidaturave tëpropozuara nga shoqëria themeluese “Marin Barleti” sh.a.

Instituti është i organizuar në katër departamente:

  1. Departamenti i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Integruar.
  2. Departamenti i Eficiencës Energjitike dhe Transportit
  3. Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore
  4. Departamenti i Bujqësisë dhe Zinxhirit të Vlerës Ushqimore
  • Shperndaje në: