
ZHVILLIMIT I QËNDRUESHËM DHE I INTEGRUAR
BIRD, mbështet dhe asiston qeverisësit dhe vendimmarrësit në nivel kombëtar e vendor, zhvilluesit dhe hartuesit e programeve dhe shoqërinë në tërësi, me qëllim që vendimet dhe veprimet e sotme të tyre, të përcaktojnë një jetë të mirë për brezat e ardhshëm, për Shqipërinë dhe rajonin.
Modelet tradicionale të zhvillimit, po shkaktojnë konseguenca për mjedisin human dhe natyror. Në ndihmesë të këtij qëllimi, BIRD, gjeneron ide dhe realizon praktika pararojë në kushte konkrete të vendit dhe rajonit.
BIRD, bashkëpunon me aktorë të tregut për të zbatuar projekte të cilat tejkalojnë barrierat për përparimin e vendit dhe përballen me sfidat e shoqërisë bashkëkohore.
BIRD, synon që krahas zhvillimit ekonomik, të ruajë dhe përkujdeset për burimet natyrore. Për të arritur këtë qëllim BIRD, përdor eksperizën profesionale, studimet dhe kërkimin shkencor dhe partneritete lokale për të mundësuar zhvillimin e qëndrushëm si model.
BIRD kontribuon për edukimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e shoqërisë mbi zhvillimn e qëndrueshëm. Nëpërmjet punës studimore e kërkimore, BIRD i jep përgjigje pozitive pyetjes nëse Shqipëria mund të shndrrohet në vend model i zhvillimit të qëndrushëm. Një serë veprimtarish studimore e kërkimore janë kryer për këtë qëllim
EFIÇIENCA ENERGJITIKE DHE TRANSPORTI
Kursimi i energjisë është kursimi i parave
Përdorimi efikas i energjisë, ndonjëherë i quajtur thjesht eficiencë energjitike, synon të zvogëlojë sasinë e energjisë që kërkohet për të ofruar produkte dhe shërbime. Duke përdorur energjinë në mënyrë më efikase, mund të ulim faturat e energjisë, zvogëlojme mbështetjen në furnizuesit e jashtëm të naftës dhe gazit dhe të ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit.
Efiçienca e energjisë duhet të rritet në të gjitha fazat e zinxhirit energjetik, nga momenti i prodhimit deri në konsumin final. Në të njëjtën kohë, përfitimet nga eficienca energjetike duhet të jenë më të mëdha se kostot, p.sh. ato që rezultojnë nga kryerja e rinovimeve. Prandaj edhe ne të BIRD jemi përqendruar në sektorët ku potenciali për kursime është më i madh, siç janë ndërtesat.
Motivet për të përmirësuar eficiencen energjetike jane të shumtë. Reduktimi i përdorimit të energjisë zvogëlon kostot e energjisë dhe mund të rezultojë në një kursim të kostos financiare për konsumatorët nëse kursimet e energjisë kompensojnë çdo kosto shtesë të zbatimit të një teknologjie efikase në energji. Zvogëlimi i përdorimit të energjisë shihet gjithashtu si një zgjidhje për problemin e reduktimit të emisioneve të gazrave serrë.
Efiçienca e energjisë dhe energjia e rinovueshme janë shtyllat binjake të politikës së qëndrueshmerisë energjetike dhe qëndrojnë shumë lart në hierarkinë e prioriteteve të qëndrueshmerisë energjetike.
Në fushen e transportit, BIRD mbështet qeveritë dhe autoritetet me strategji dhe kornizat ligjore dhe institucionale për zbatimin e këtyre sistemeve të reja. Pasi që zgjidhjet e qëndrueshme duhet të kenë kuptim ekonomik, BIRD u jep investitorëve besim me këshilla transaksioni, vlerësimit të dhe kërkesave dhe parashikimi i të ardhurave.
Në BIRD, ne jemi në gjendje t’u sigurojmë klientëve tanë një kombinim unik të të një sërë shërbimesh, një qasje tërësore të biznesit, njohuri globale dhe eksperiencë së bashku me një prani lokale.


MJEDISI DHE BURIMET NATYRORE
Ndërkohë që bota lufton me rritjen e panderprere të popullsisë dhe një klimë të paparashikueshme dhe të ndryshueshme, presionet mbi burimet e pakta natyrore janë në rritje. Kërkesa për ujë për përdorim shtëpiak, industrial dhe bujqësorë po rritet, ndërsa funksionimi dhe cilësia e pellgjeve ujëmbledhës dhe tokës së ujitur po përkeqësohet.
Një shëtitje e thjeshtë në çdo plazh, kudo, dhe spektakli i mbeturinave plastike është i pranishëm. Në të gjithë botën statistikat janë gjithnjë në rritje, tronditëse. Tonelata mbeturinash plastike hidhen çdo vit, kudo, ne toka te lira, lumenj, brigje apo plazhe. Tërheqja jonë e madhe ndaj plastikës, së bashku me një prirje të pamohueshme të sjelljes, gjithnjë e më tepër konsumuese është bërë një kombinim vdekjeprurës per natyrës. Në vend të kësaj, ne në BIRD, bëmë Art duke përdorur plastiken (Vendos lidhjen me projektin Art, plastikë dhe riciklim)
Humbjet e biodiversitetit, shpyllëzimi, mbiprodhimi, kripezimi dhe erozioni i tokës po rriten gjithashtu. Si rezultat, burimet e çmuara natyrore po zvogëlohen me shpejtësi, duke rezultuar në impaktet shkatërruese ndaj njerëzve, të cilët mbështeten në burime të tilla për të gjeneruar shumicën e të ardhurave dhe të mjeteve të jetesës.
Puna kerkimore e BIRD mbi çështje të tilla si menaxhimi i tokës, politika e ujit, degradimi i tokës dhe shpërndarja e burimeve ujore nxit uljen e varfërisë. (Lidhje me projektin Strategjia Kombëtare e Biodiversitetit dhe Fotot / Përgatitja e Draft Dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit për Shqipërinë dhe Plani i Veprimit për periudhën 2012-2020)
BUJQËSIA DHE ZINXHIRI VLERES USHQIMORE
Zhvillimi rural është një term i gjerë që përfshin shumë nga aktivitetet tona. Ketu përfshihen aktivitete të tilla si pylltaria, agrobiznesi dhe zhvillimi i zinxhirit të vlerës. Ne ofrojmë trajnime dhe inpute, dhe lidhim fermerët me të tjerët në zinxhirin e vlerës, siç janë furnizuesit e inputeve, blerësit, kredi-dhenësit etj. Ndonjëherë kjo përfshin mbështetje për grupet e marketingut; në raste të tjera ne punojmë me individë dhe punonjes te ekstensionit.
BIRD gjithmonë synon të punojë brenda kornizës së përfshirjes gjinore dhe sociale, duke siguruar qasje të barabartë në burime dhe trajnime, në mënyrë që të mbështesë qëndrueshmërinë. Është e rëndësishme që kur një produkt të bëhet komercialisht i suksesshëm, gratë nuk ndihen te përjashtuara.
Si një mjet për zhvillim të qëndrueshëm, ne jemi të specializuar në proceset zhvillimore pjesëmarrëse, si në nivelet bazë ashtu edhe në nivelet vendimmarrëse. Qasjet me pjesëmarrje inkurajojnë përfshirjen e përfituesve të projektit në të gjitha proceset e zhvillimit të programeve, rritjen e pronësisë dhe fuqizimin e përfituesve të projektit.
Qasja jonë bazohet në menaxhimin e integruar të burimeve, integrimin e zhvillimit të qëndrueshëm, integrimin e dimensioneve sociale dhe kulturore, ndërtimin e partneriteteve efektive, matjen e progresit dhe të mobilizimit të burimeve njerëzore dhe financiare në mënyrë efikase.
Ne mbështesim ngritjen e kapaciteteve të ministrive dhe aktorëve publikë e privatë në nivel kombëtar, apo rajonal si dhe mbështetjen e organizmave qeveritare dhe sektorit privat në krijimin e mjediseve për investime ne zonat rurale dhe partneritetin publik-private.


EKONOMIA E DIJES DHE TRANSFERIMI I TEKNOLOGJIVE
Si një institucion akademik studimor dhe kërkimor BIRD, është kontribues i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së dijes në vend dhe në rajon. Duke aplikuar ekonominë e dijes përdorim informacion dhe inteligjencën për të ofruar më tepër munëdësi dhe fuqizojmë prosperitetin e begatinë e shoqërisë.
Si i tillë BIRD, zhvillon marrëdhënje me shoqërinë dhe aktorët e saj me theks biznesin për të aplikuar ekonominë e dijes në mënyrë innovative dhe në shërbim të njerëzve. Duke aplikuar ekonominë e dijes ofrojmë zgjidhje për shoqërinë dhe sfidat e saj, ndërsa njëherazi aplikojmë standarded e qeverisjes, jetesës dhe sjelleje së shoqërisë së vendeve të BE.
Edukimin për të aplikaur ekonominë e dijes, BIRD e realizon nëpërmjet veprimtarive bashkëpunuese dhe të integfruara në auditoret e universitetit dhe të prakikave në subjektet e nismës së lirë dhe biznesit në vend dhe rajon.
Nëpërmjet veprimtarisë studimore e kërkimore BIRD, bashkëpunon me universitetin për të jetëzuar kurrikulat bashkëkohore mbi aplikimin e dijeve dhe praktikave innovative, nën konceptin open. www.eu-oinet
Krijimi i “Albanian Open Innovation”, është konkretizim i drejtëpërdrejtë i aplikimit të konceptit të ekonimisë së dijes, nën një format të hapur dhe innovative. www.aoi.al
SHËNDETËSI DHE MIRËQËNJE
Shëndeti dhe mirëqënja janë kushte të domosdoshme për një jetë të mirë. Përkudesja për shëndetin dhe krijimi i shoqërisë së mirëqënjes është një nga sfidat e mëdha të qeverisjes dhe vetë shoqërisë bashkëkohore. Nëpërmjet veprimtarisë studimore e kërkimore BIRD, ofron dije dhe ekspertizë për një shoqëri të shëndetëshme dhe me mirëqënje nën kushtet e reja të zhvillimeve demografike, teknologjive të reja dhe ndryshimeve klimaterike.
BIRD kontribuon të përgatisë shoqërinë të përballojë sfidat e shekullit, për të mundësuar kujdes shëndetësor dhe mirëqënje përgjatë jetës së përditëshme. Nën këtë këndvështrim, BIRD, realizon studime dhe gjetje mbi sfidat e shoqërisë urbane për shëndet të mirë dhe mirëqënje, të lidhura me cështjet e ndryshimeve klimaterike, shërbimeve publike, qeverisjes së mirë ndotjes së atmospheres, sigurisë sociale, sigurisë rrugore, shërbimit shëndetësor, parashikimit të risqeve dhe mbrojtjes prej tyre, emergjencave civile etj.
