• Na ndiqni:

SHËRBIME

Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (BIRD) ofron përvojën e tij në shërbime të ndryshme. Përvoja jonë përfshin çdo industri dhe sfidë, e cila nandihmon të sjellim një perspektivë unike në çdo marrëdhënie me klientët. Ne ju ndihmojmë ta shihni botën ndryshe, të zbuloni mundësi që mund të mos i keni imagjinuar kurrë dhe të arrini rezultate që lidhin atë që mund të jetë aktualisht me ate që mund të jetë e ardhmja.
SHËRBIME

Shërbimet tona të këshillimit përqendrohen në çështjet dhe mundësitë më kritike të klientëve tanë: strategji, marketing, organizim, operacione, teknologji, transformim, dixhital, analitikë e përparuar dhe qëndrueshmëri në të gjitha industritë. Ne sjellim një ekspertizë të gjerë, funksionale, por jemi të njohur për perspektivën tonë holistike: ne kapim vlerën përtej kufijve dhe ndërmjet mureve të çdo organizate.

Me disa vite eksperiencë në formulimin dhe menaxhimin e një gamë të gjerë projektesh, ne ofrojmë këshilla dhe udhëzime gjithëpërfshirëse për të gjitha aspektet e çdo projekti nga fillimi deri në përfundim. Kjo përfshin hartimin, përgatitjen e specifikimeve të punëve të ndryshme, përgatitjen e dokumentacionit për procesin e konkurimit, deri nëmenaxhimin e kontratave dhe mbikëqyrjen e zbatimit të projektit. Kjo ndihmon që projekti juaj të dorëzohet sipas standardeve më të lartë, brenda buxhetit dhe në afatin kohor të dakorduar. Ne gjithashtu bashkëpunojmë me konsulentë specialistë dhe ekspertë, nëse e gjykojmëtë nevojshme për të garantuar një qasje të koordinuar.

Për detaje të mëtejshme se si mund t’ju ndihmojnë për Hartimin dhe Zbatimin e Projekteve të çfarëdo madhësie që dëshironi të ndërmerrni, ju lutemi na kontaktoni.

Ne aplikojmë njohuritë dhe ekspertizën tonë të gjerë të qëndrueshme për krijimin dhe ofrimin e trajnimeve gjithëpërfshirëse dhe edukimit profesional për çdo organizatë të interesuar në praktikat më të mira në fushën e turizmit; zhvillimit të qëndrueshëm; eficiencës energjitike dhe transportit; mjedisit dhe burimeve natyrore; bujqësisë dhe agroturizmit. Kurset tona në fushën e Turizmit dhe Eficiencës energjtike janë të certifikuara nga Institucionet përkatëse.

Duke ofruar trajnime dhe kurse arsimore të vazhdueshme në një larmi temash në fushën e eficiencës energjitike, ne i ndihmojmë klientët tanë përtë krijuar një mjedis më të qëndrueshëm.

Të gjithë trajnerët tanë kanë një përvojë të gjatë në fushat respektive dhe janë profesionistë të akredituar nga AHLEI dhe nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në fushën e turizmit; nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për Eficiencën energjitike dhe nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis.

Kurset e trajnimit ofrohen në zyrat tona në Tiranë. Por ne gjithashtu mund të vijmë pranë jush dhe ofrojmë kurset e trajnimit në vendndodhjen tuaj. Për më shumë informacion mbi kurset ose për të kërkuar ofrimin e një trajnimi për organizatën tuaj, kontaktoni në [email protected].

  • Shperndaje në: