Vizioni Dhe Misioni


Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit "Barleti" (IKZHB) është një institucion kërkimor-shkencor i cili synon të shndërrohet në një qender të ekselencës për kërkimet ndërdisiplinore në fushat që lidhen me proceset e ekonomisë, mjedisit, inovacionit dhe të mobilitetit.

Në vizionin e Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit "Barleti" në veçanti është studimi dhe kërkimi shkencor i mbështetur në traditën e hershme të studiuesve tanë, nën shembullin e qytetërimeve të suksesshme bashkëkohore. Instituti synon të realizojë qëllimin e vet nëpërmjet kryerjes së punës studimore e kërkimore, trajnimeve, kurseve e konsultave, shërbimeve, veprimtarisë botuese dhe realizimit të projekteve të nivelit të lartë në të mirë dhe interes të publikut

Misioni i Institutit është që të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për:

  • Të nxitur dhe mbështetur veprimtarinë kërkimore-shkencore ndërdisiplinore të strukturave të UB-së dhe jashtë saj;
  • Të mundësuar tek të gjithë ata që janë të angazhuar në veprimtari administrative, kryesisht ato manaxheriale, zhvillimin e standardeve dhe përftimin e atyre njohurive, aftësive dhe kompetencave që t'i bëjnë eficientë, të sukseshëm, dhe që u mundësojnë zhvillimin e karrierës;
  • T'u shndërruar në një qendër të partneritetit me biznesin, nëpërmjet nxitjes së aftësive sipërmarrëse dhe krijimit të modelit konkurrues dhe inovativ për ndërmarrjet, si dhe për të shfrytëzuar potencialet e të rinjve, por edhe me komunitetin në tërësi, nëpërmjet përfshirjes dhe kontributit të drejtpërdrejtë të në projekte të ndryshme në të mirë të komunitetit.