• Na ndiqni:

Zhvillohet trainimi lidhur me Menaxhimin e Riskut për Trajnerët e guidave të turizmit të aventurës.

Në kuadër të projektit “Krijimi i një rrjeti rajonal të guidave profesionale të Turizmit të Aventurës: Aventura përgjatë Via Dinarica”, në mjediset e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” u zhvillua një trainim lidhur meMenaxhimin e Riskut për Trajnerët e guidave të turizmit të aventurës. Gjatë trajnimit u zhvilluan dhe demostrime praktike mbi parapërgatitjet bazë, pajisjet e duhura, menaxhimin e riskut sipas stinëve dhe niveleve të vështirësisë së terrenit, etj.

Projekti parashikon një sërë trajnimesh për guidat profesioniste dhe trajnerët e ardhshëm në vendet respektive, si edhe përgatitjen e një dokumenti politikash mbi situatën aktuale, kuadrin ligjor dhe Institucional ne fushën e turizmit të aventurës, në të tre vendet ku zhvillohet ky projekt. Gjithashtu, projekti synon të krijojë një Akademi Rajonale për Turizmin e Aventurës, për të ofruar shërbime trajnimi dhe në vazhdimësi.

 

  • Shperndaje në: