Zhvillohet trajnimi i udhërrëfyesve të turizmit të aventurës

Projekti “Aventurë përgjatë via Dinarica”,  i mbështetur financiarisht nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka hyrë tashmë në një fazë tjetër. Në Parkun Kombëtar të Valbonës po zhvillohet Trajnimi i Udhërrëfyesve të Turizmit të Aventurës. Me pjesemarrjen e Udhërrëfyesve nga Shqiperia, Bosnia & Herzegovina dhe Serbia, dita e parë e trajnimit u përqëndrua në çështjet e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit të aventurës. Në dy ditët e ardhshme do të trajtohen module te tjera interesante për trajnimin e udhërrefyesve të turizmit te aventures.