BIRD-një ndër 16 fituesit e grantit të RCC për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), në kuadër të projektit për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, ka mbështetur 16 projekte nga organizata të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. BIRD, në bashkëpunim me dy organizata partnere “Terra Dinarica” nga Bosnja & Hercegovina dhe “Wild Serbia” nga Serbia, është shpallur fitues me projektin “Adventure along via Dinarica”. Ceremonia e dhënies së granteve u zhvillua më datë 22 nëntor në mjediset e Muzeut Arkeologjik Durrës. Ky aktivitet pasoi trajnimin e datës 21 nëntor mbi menaxhimin e grantit dhe ecurinë e bashkëpunimit midis fituesve dhe RCC.