Në kuadër të projektit REEHUB PLUS/No. 436 “REGIONAL ENERGY EFFICIENCY HUB PLUS” financuar nga Programi INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti hapthirrjen për kandidatë të interesuar për pozicionet vakante, si vijon:
Inxhinier /specialist për matjet e eficiences (2 vende pune)
Përshkrimi i punës:
• Te zbatoje formatin e raportit të Auditimit Energjetik të ndërtesave ekzistuese;
• Te perdore pajisjet qe realizojne auditimit energjetik, diagnostifikimin e eficences se
energjise ne ndertese;
• Te realizoje përmbledhjen e auditimit energjetik të ndërtesës;
• Te realizoje përshkrimin e ndërtesës dhe karakteristikat e përgjithshme të ndërtimit te saj;
• Te llogarise kërkesën për ngrohje dhe ftohje të ndërtesave;
• Te kryeje analizen e konsumit të energjisë në ndërtesë;
• Te propozoje masat për rritjen e efiçencës së energjisë;
• Te realizoje trajnime per ngritje kapacitetesh.
Kualifikimet dhe Eksperienca:
• Te zoteroje diplomën e nivelit “Master i shkencave” ose “Master profesional”, në një nga
fushat e arsimit të lartë, sipas percaktimeve të vendimit në Këshillit të Ministrave nr. 407
datë 19.06.2019 “Per miratimin e procedures te kategorive, kushteve, kerkesave te
kualifikimit dhe te eksperiences profesionale per personin te cilit i leshohet çertifikata e
audituesit energjitik”, si më poshtë vijon: Inxhinieri mekanike (profili “Energjetikë”;
konstruksione makinash dhe mjete lëvizëse; profili “Prodhim dhe menaxhim industrial”);
Inxhinieri elektrike; Inxhinieri fizike;Inxhinieri elektronike;Arkitekturë dhe
urbanistikë;Inxhinieri ndërtimi (profili “Ndërtim dhe administrim”); Inxhinieri mjedisi
(profili “Energjetikë”); Shkencat e fizikës dhe kimisë industriale; Inxhinieri ekonomike.
• Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë profesionale;
• Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në
një projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis
palëve;
• Njohje të mirë të gjuhës angleze;
• Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).
Dokumentacioni
Kanditatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacioni si vijon:
a. Kopje e diplomës/diplomave universitare;
b. Kopje të çertifikatave të trajnimeve të fituara brenda ose jashtë vendit;
c. Kopje të CV-së;
d. Kopjen e letërnjoftimit elektronik ID Card.
Adresa: Rruga: “Sami Frashëri” 41, Tiranë; Tel: (04) 45 00 546; [email protected]; www.bird.umb.edu.al
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë, deri më datën 23.12.2020 ora 16.00, në adresën emailit: [email protected] ose me postë në adresën: Instituti për Kërkim dhe Zhvillim
Barleti, Rr. Sami Frashëri, Nr.41, Tiranë, Shqipëri.