Dita e tretë e trajnimit për udhërrëfyesit e turizmit të aventurës

Turizmi i aventurës përmban rrisqe të mëdha dhe vlerësimi i këtij rrisku ishte objekti i ditës së tretë të trajnimit. Nën drejtimin e trajnerëve Lorenc Konaj, Ivan Nastic dhe Adri Kasmi, pjesëmarrësit u njohën me procesin e vlerësimit të rriksut, identifikimin e rrisqeve, mënyrën e trajtimit të kërcënimeve të ndryshme, sfidat si dhe aftesitë për menaxhimin e rriskut. Gjatë punës në grup, pjesëmarrësit të ndarë në 5 grupe diskutuan për tematika të caktuara që më pas u prezantuan para gjithë pjesëmarrësve.
Faza e dytë e Trajnimit të Udhërrëfyesve të Turizmit të Aventurës do të zhvillohet në datat 18 – 22 mars 2020 në Bjelašnica (Bosnia ; Herzegovina).