
Kush jemi?
Historia
Instituti BIRD është një qendër kërkimi dhe zhvillimi e themeluar me misionin për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm nëpërmjet inovacionit, dijes dhe teknologjisë. Ne besojmë se transformimi i shpejtë dixhital dhe sfidat komplekse të kohës kërkojnë qasje të reja, të integruara dhe bashkëpunuese midis sektorëve publik, privat dhe akademik. BIRD është një platformë ndërdisiplinore që vepron si ndërmjetës midis shkencës, sipërmarrjes dhe shoqërisë për të promovuar zhvillimin inteligjent, krijues dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Qellimi
Vendosim kërkimin e aplikuar, inovacionin e hapur dhe laboratorët jetësorë në shërbim të zgjidhjeve për sfidat reale të jetës. Reagojmë ndaj transformimit dixhital përmes transferimit të praktikave, teknologjive dhe njohurive më të mira, duke promovuar njëkohësisht sipërmarrjen, kreativitetin dhe aftësimin profesional.
- Misioni: Të krijojmë dhe fuqizojmë ekosisteme inovative dhe të qëndrueshme për zhvillimin territorial, dixhital dhe social nëpërmjet bashkëpunimit ndërsektorial, transferimit të njohurive dhe inkubimit të zgjidhjeve praktike për sfidat e së tashmes dhe së ardhmes.
- Vizioni: Të jemi një pikë referimi për inovacionin, dijen dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor, duke ndërtuar ura mes njerëzve, ideve dhe inovacionit në funksion të qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike.
Objektivat Kryesore
01
Fuqizimi i ekosistemeve, komuniteteve, rrjeteve dhe partneriteteve strategjike për të mundësuar zhvillim të koordinuar dhe qëndrueshmëri territoriale.
02
Nxitja e kërkimit shkencor të orientuar drejt praktikës, përmes inovacionit të hapur dhe krijimit të laboratorëve jetësorë ku komuniteti përfshihet drejtpërdrejt në krijimin dhe testimin e zgjidhjeve.
03
Promovimi i transformimit dixhital dhe inovacionit, përfshirë trajnimin profesional, aftësimin e vazhdueshëm, menaxhimin e pronësisë intelektuale dhe ndihmën për komercializim të teknologjive.
01
Ofrimi i konsulencës, këshillimit strategjik, menaxhimit të ciklit të projekteve, si dhe fushatave për ndërgjegjësimin publik mbi çështje kyçe të zhvillimit.
05
Mbështetje për sipërmarrës, startup-e, testim dhe prototipizim, duke i ndihmuar ata të kthejnë idetë e tyre në produkte dhe shërbime të suksesshme në treg.
Skuadra jone











