
Kush jemi?
Historia
Instituti BIRD është një qendër kërkimi dhe zhvillimi, e themeluar me misionin për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm përmes inovacionit, dijes dhe teknologjisë. Ne besojmë se transformimi i shpejtë dixhital dhe sfidat komplekse të kohës kërkojnë qasje të reja, të integruara dhe bashkëpunuese midis sektorit publik, privat dhe akademik.
BIRD funksionon si një platformë ndërdisiplinore që ndërmjetëson shkencën, sipërmarrjen dhe shoqërinë, duke promovuar zhvillim inteligjent, krijues dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
Vendosim kërkimin e aplikuar, inovacionin e hapur dhe laboratorët jetësorë (Living Labs) në shërbim të zgjidhjeve për sfidat reale të jetës. Reagojmë ndaj transformimit dixhital përmes transferimit të praktikave, teknologjive dhe njohurive më të mira, duke promovuar njëkohësisht sipërmarrjen, kreativitetin dhe aftësimin profesional.
Të krijojmë dhe fuqizojmë ekosisteme inovative dhe të qëndrueshme për zhvillimin territorial, dixhital dhe social, përmes bashkëpunimit ndërsektorial, transferimit të njohurive dhe inkubimit të zgjidhjeve praktike për sfidat e së tashmes dhe së ardhmes.
Të jemi një pikë referimi për inovacionin, dijen dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor, duke ndërtuar ura mes njerëzve, ideve dhe inovacionit në funksion të qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike.
Fuqizimi i ekosistemeve, komuniteteve, rrjeteve dhe partneriteteve strategjike për të mundësuar zhvillim të koordinuar dhe qëndrueshmëri territoriale.
Nxitja e kërkimit shkencor të orientuar drejt praktikës, përmes inovacionit të hapur dhe krijimit të laboratorëve jetësorë, ku komuniteti përfshihet drejtpërdrejt në krijimin dhe testimin e zgjidhjeve.
Promovimi i transformimit dixhital dhe inovacionit, përfshirë trajnimin profesional, aftësimin e vazhdueshëm, menaxhimin e pronësisë intelektuale dhe mbështetjen për komercializimin e teknologjive.
Ofrimi i konsulencës, këshillimit strategjik, menaxhimit të ciklit të projekteve, si dhe zhvillimi i fushatave për ndërgjegjësimin publik mbi çështje kyçe të zhvillimit.
Mbështetje për sipërmarrësit dhe startup-et përmes mentorimit, testimit dhe prototipizimit, duke i ndihmuar të shndërrojnë idetë në produkte dhe shërbime të suksesshme në treg.






