Universiteti Barleti mori pjesë në Forumin e 2-të Vjetor për Ozonin dhe Klimën – FOCAL 2025, një ngjarje që mblodhi aktorët më të rëndësishëm në vend për të diskutuar mbi të ardhmen e ftohjes së qëndrueshme dhe veprimit klimatik.
Pjesëmarrja jonë në këtë forum është vazhdimësi e bashkëpunimit të ngushtë dhe afatgjatë me Ministrinë e Mjedisit, një partneritet që e ka bërë “Barletin” pjesë vitale të proceseve mjedisore në vend.
Ky bashkëpunim forcohet përmes:
– zhvillimit të workshopeve tematikë,
– pjesëmarrjes së vazhdueshme në konsultimet me aktorët kyç,
– dhe kontributit të ekspertizës sonë akademike në politikat për klimën dhe ozonin.
Forumi, i hapur nga Ministri i Mjedisit, Z. Sofjan Jaupaj, dhe Zv. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Enkeleda Muçaj, theksoi rëndësinë e koordinimit kombëtar për ftohje të qëndrueshme dhe reduktim të HFC-ve.
Ekspertë nga UNIDO, Komisioni Evropian dhe industria prezantuan praktika inovative dhe modele konkrete të RRR.
Universiteti “Barleti” mbetet i përkushtuar të jetë pjesë aktive e zhvillimit mjedisor në Shqipëri, duke forcuar rolin e tij si institucion që ndërthur dijen, inovacionin dhe përgjegjësinë sociale.
Së bashku, ndërtojmë një të ardhme ku arsimimi, teknologjia dhe mbrojtja e mjedisit ecin përkrah—duke krijuar një Shqipëri më të pastër, më të qëndrueshme dhe më konkurruese.









