5HELIX nis zyrtarisht aktivitetet me Kick-off Meeting të ekipit organizues

Programi 5HELIX – Startup Facilitator ka nisur zyrtarisht aktivitetet e tij me zhvillimin e Kick-off Meeting, takimi i parë i ekipit organizues të angazhuar në zbatimin e programit.

Takimi shënoi një hap të rëndësishëm në nisjen e fazës së zbatimit të 5HELIX dhe u fokusua në dizajnimin dhe strukturimin e Programit të Inkubimit, i cili do t’u ofrohet startup-eve të përzgjedhura në kuadër të projektit.

Nga koncepti te një program i strukturuar inkubimi

Gjatë takimit, ekipi diskutoi mbi mënyrën se si do të ndërtohet dhe zbatohet programi, duke përcaktuar fazat kryesore të inkubimit, metodologjinë e punës, aktivitetet dhe format e mbështetjes që do t’u ofrohen startup-eve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua identifikimit të nevojave të startup-eve dhe ndërtimit të një programi që kombinon mentorimin, workshop-et, ekspertizën profesionale dhe mbështetjen praktike gjatë zhvillimit të ideve dhe modeleve të tyre të biznesit.

Programi parashikon përfshirjen e ekspertizës në fusha të rëndësishme për zhvillimin e një startup-i, përfshirë biznesin dhe financën, teknologjinë, marketingun, User Experience dhe dizajnin, si dhe aspektet ligjore.

Një program i orientuar drejt zhvillimit të startup-eve

Kick-off Meeting shërbeu gjithashtu për koordinimin e ekipit organizues, ndarjen e roleve dhe përgjegjësive dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm për implementimin e programit.

Takimi përfaqëson aktivitetin e parë në rrugëtimin e 5HELIX, duke vendosur bazat për një program inkubimi të orientuar drejt nevojave reale të startup-eve dhe zhvillimit të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes.

Ky aktivitet u realizua nga Insituti per Kerkim Zhvillimin Barleti (BIRD) në kuadër të projektit 5HELIX, me mbështetjen financiare të Startup Albania-s dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

 

Ky artikull u realizua në kuadër të projektit 5HELIX, të mbështetur nga Startup Albania dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.