BIRD pjesë e takimit ndërkombëtar të projektit TERRITORY në Brindisi, Itali!

📍 Më 20 tetor 2026, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (BIRD), në cilësinë e partnerit të projektit TERRITORY – Strengthening Disaster Response Capacities through Drone Technology, mori pjesë në takimin Mid-Term Review & Steering Committee Meeting, të organizuar në Brindisi, Itali, nga partneri udhëheqës, Aerospace Technology Cluster (DTA).

Projekti TERRITORY, synon forcimin e kapaciteteve për menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjente, përmes përdorimit të teknologjive inovative, veçanërisht dronëve.

🎓 Gjatë takimit, Prof. Asoc. Genta Rexha, prezantoi progresin e aktiviteteve në kuadër të Work Package 2 (WP2) – Capacity Building, duke u fokusuar në rolin e zhvillimit të kapaciteteve, transferimit të njohurive dhe përgatitjes për përdorimin e teknologjive të avancuara në menaxhimin e emergjencave.

Takimi shërbeu si një mundësi e rëndësishme për të vlerësuar ecurinë e projektit, për të diskutuar rezultatet e arritura deri më tani dhe për të koordinuar aktivitetet e ardhshme ndërmjet partnerëve nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi.

Përmes angazhimit në projektin TERRITORY, BIRD vijon të kontribuojë në nxitjen e inovacionit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të kompetencave teknologjike, duke forcuar lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor dhe zgjidhjeve praktike për sfidat e komuniteteve.

🇪🇺 Së bashku për komunitete më të sigurta, më të përgatitura dhe më inovative!

#BIRD #TERRITORYProject #Interreg #IPASouthAdriatic #EuropeanUnion #DroneTechnology #CapacityBuilding #Innovation #DisasterManagement #InternationalCooperation #Barleti