Në kuadër të programit të inkubimit 5HELIX, më 3 nëntor 2026 u zhvillua workshop-i “Customer Discovery & Problem–Solution Fit”, i udhëhequr nga mentorja Gerta Xhaferaj, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve nga Agjencia Startup Albania.
Workshop-i synoi të ndihmojë ekipet pjesëmarrëse të kuptojnë më mirë klientët e tyre potencialë, të identifikojnë problemet reale të tregut dhe të vlerësojnë nëse idetë e tyre ofrojnë zgjidhje konkrete për nevojat e identifikuara.
Gjatë sesionit interaktiv, startup-et punuan mbi:
Identifikimin dhe analizimin e problemeve të klientëve potencialë.
Përcaktimin e segmenteve të klientëve dhe supozimeve kryesore.
Hartimin e hipotezave dhe prioritizimin e atyre me riskun më të lartë.
Projektimin dhe zhvillimin e intervistave me klientët, duke përdorur pyetje neutrale.
Analizimin e përgjigjeve dhe lidhjen e problemit me propozimin e vlerës.
Hartimin e eksperimenteve praktike dhe planeve 7-ditore për testimin e hipotezave.
Përmes ushtrimeve praktike, intervistimit dhe prezantimeve, ekipet patën mundësinë të kalojnë nga supozimet fillestare drejt një kuptimi më të qartë të nevojave të klientëve dhe vlefshmërisë së zgjidhjeve të tyre.
Sepse një startup i suksesshëm nuk fillon thjesht me një ide të mirë, por me identifikimin dhe kuptimin e një problemi real.
Programi 5HELIX zbatohet nga Barleti Institute for Research & Development (BIRD), me mbështetjen e Startup Albania Agency dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.
From Ideas to Scalable Businesses!
#5HELIX #StartupAlbania #thirrjapërstartupet #grant2026 #BIRD #CustomerDiscovery #ProblemSolutionFit #Innovation #Entrepreneurship #StartupEcosystem














