Aktiviteti “Virtual Tour – Pilot Actions”

Më datë 09/06/2023, u organizua “Virtual Tour – Pilot Actions”, në kuadër të projektit “Smart Travel on Cultural Routes”, SMART TOUR. Ky projekt është financuar nga BE, programi “Interreg IPA II Cross-Border Cooperation Programme “Greece –Albania 2014-2020” dhe zbatohet nga Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (BIRD).

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i turit virtual dhe mënyrës së përdorimit të platformës Virtual Tour të krijuar për Muzeun Etnografik të Beratit. Në këtë aktivitet, Phd Joan Ikonomi dhe Phd (c) Sokol Shurdhi shpjeguan dhe demonstruan v3D (vizualizime 3D) për platformën dhe muzeun.

Me ndihmën e kësaj platforme, vizitorët mund të shfletojnë sallat dhe ekspozitat e muzeut, të shohin objekte dhe artfakte në mënyrë të detajuar, dhe të mësojnë më shumë për historinë dhe trashëgiminë kulturore të Beratit. Kjo teknologji inovative mund të integrohet edhe në paketat turistike të qytetit, duke ofruar një përvojë më të pasur dhe tërheqëse për turistët.

Aktiviteti “Virtual Tour – Pilot Actions” ishte një hap i rëndësishëm drejt përdorimit të teknologjisë virtuale për të promovuar destinacionin e Beratit dhe për të rritur interesin e turistëve. Kjo iniciativë sjell përparësi konkuruese dhe krijon mundësi të reja për të eksploruar kulturën dhe historinë e qytetit në mënyra inovative. Ky tur virtual ofron një eksperiencë të re dhe të pasur në përgjithësi, duke mundësuar vizitorëve të eksplorojnë Muzeun Etnografik të Beratit në mënyrë interaktive dhe virtuale.