Në kuadër të programit të inkubimit 5HELIX – From Ideas to Scalable Businesses, u zhvillua një aktivitet networking me studentë dhe të rinj të interesuar për sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin e ideve të reja të biznesit.
Aktiviteti krijoi një hapësirë bashkëbisedimi dhe shkëmbimi idesh, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantojnë konceptet e tyre, të ndajnë vizionet dhe të diskutojnë mbi mundësitë e zhvillimit të zgjidhjeve inovative, me fokus të veçantë te digjitalizimi dhe teknologjia.
Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të nxitur bashkëpunimin, krijimin e kontakteve të reja dhe lidhjen e ideve me ekspertizën dhe mbështetjen që ofron programi 5HELIX.
Përmes aktiviteteve të tilla, programi synon të mbështesë të rinjtë në rrugëtimin e tyre sipërmarrës, duke i ndihmuar të zhvillojnë ide inovative dhe t’i shndërrojnë ato në zgjidhje konkrete me potencial për t’u rritur dhe për t’iu përgjigjur sfidave të ekonomisë digjitale.
Sepse inovacioni nis me një ide, por merr jetë përmes bashkëpunimit!








