5HELIX | Frymëzim sipërmarrës dhe inovacion përmes eksperiencave reale të biznesit

Networking me Genti Zodaj, sipërmarrës dhe themelues i Green Leaf, GReg dhe Frut’za.

Takimi krijoi një mundësi të veçantë për studentët dhe pjesëmarrësit e programit që të njihen nga afër me eksperiencën e tij në botën e sipërmarrjes, rrugëtimin e krijimit dhe zhvillimit të bizneseve, si dhe sfidat dhe mundësitë që ofron tregu.

Përmes një diskutimi të hapur dhe interaktiv, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbenin ide, të drejtonin pyetje dhe të përfitonin këshilla praktike mbi zhvillimin e një biznesi, identifikimin e mundësive të reja dhe kthimin e ideve inovative në iniciativa konkrete.

Aktivitete të tilla janë pjesë e qasjes së programit 5HELIX, që synon të mbështesë zhvillimin e ideve sipërmarrëse, të forcojë aftësitë e të rinjve dhe të krijojë ura bashkëpunimi mes sipërmarrësve me përvojë dhe gjeneratës së re të inovatorëve.

5HELIX – From Ideas to Scalable Businesses!