Projekti SMART TOUR synon krijimin e një platforme unike digjitale (#VirtualReality) në mbështetje të turizmit, duke vepruar si një faktor nxitës në ofertën turistike dhe bazuar në përvojën e përfshirjen e turistëve në trashëgiminë autentike lokale.
Platforma SMART TOUR do të ofrohet si një “paketë mjetesh” për aktorët e përfshirë në rrugët kulturore përmes infrastrukturës Cloud të GRNET dhe RASH.
Projekti financohet nga BE në kuadër të programit INTERREG IPA CBC Greqi-Shqipëri.
Partnerët në këtë projekt janë: Universiteti i Janinës (Partner Kryesor), National Infrastructures for Research and Technology (GRNET), Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH) dhe Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti (BIRD).