TERRITORY – Local Stakeholder Engagement Workshop zhvillohet me sukses në Shkodër – Universiteti “Barleti”

Barleti Institute for Research and Development (BIRD), partner në projektin TERRITORY, mori pjesë në Workshop-in e Angazhimit të Aktorëve Lokalë, i organizuar në Shkodër në kuadër të projektit TERRITORY, bashkëfinancuar nga Programi Interreg IPA .

Ky aktivitet mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve publike, organizatave, ekspertëve dhe aktorëve lokalë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në fushën e menaxhimit të rreziqeve, qëndrueshmërisë territoriale dhe përdorimit të teknologjive inovative për përballimin e emergjencave dhe fatkeqësive natyrore.

Gjatë workshop-it u prezantuan objektivat e projektit TERRITORY dhe u zhvilluan diskutime interaktive mbi nevojat lokale, mekanizmat e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zgjidhjet teknologjike që mund të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve për parandalimin dhe reagimin ndaj rreziqeve.

Si partner i projektit, BIRD vazhdon të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, transferimin e njohurive dhe promovimin e inovacionit për zhvillim të qëndrueshëm territorial, në përputhje me objektivat e Programit Interreg IPA .