Udhëtimi i startup-eve në programin e inkubimit 5HELIX vijon përmes sesioneve individuale të mentorimit 1-1 me mentoren Iris Nela, këtë herë me fokus në MVP & Market Validation.
Gjatë këtyre sesioneve, ekipet po punojnë për të kthyer idetë e tyre në produkte dhe shërbime konkrete, duke kuptuar se si mund t’i testojnë dhe vlerësojnë ato përpara se të investojnë më shumë kohë dhe burime në zhvillimin e tyre.
Fokusi i mentorimit përfshin:
- Identifikimin e funksionaliteteve thelbësore të MVP-së (Minimum Viable Product).
- Zhvillimin e prototipeve dhe testimin e tyre me përdorues potencialë.
- Mbledhjen dhe analizimin e feedback-ut për të përmirësuar zgjidhjet.
- Validimin e produktit dhe vlerësimin e potencialit të tij në treg.
Përmes një qasjeje praktike dhe të përshtatur me fazën e zhvillimit të secilit startup, mentorimi po i ndihmon ekipet të marrin vendime më të informuara, të testojnë supozimet dhe të ndërtojnë zgjidhje që krijojnë vlerë reale për klientët.
Sepse nuk mjafton të kesh një ide të mirë – duhet të dish ta testosh, ta përmirësosh dhe ta kthesh në një zgjidhje që tregu e kërkon!
Sesionet individuale të mentorimit vijojnë, ndërsa startup-et vazhdojnë të hedhin hapa konkretë drejt zhvillimit dhe validimit të ideve të tyre.
5HELIX – From Ideas to Scalable Businesses.
#5HELIX #DigitalFutureHub #StartupAlbania #MVP #MarketValidation #Mentoring #Innovation #Entrepreneurship #StartupEcosystem









