Inside the Investor’s Mind | Networking Event – 5HELIX

Inside the Investor’s Mind | Networking Event – 5HELIX

Në kuadër të programit 5HELIX Digital Future Hub dhe Global Entrepreneurship Week 2026, u zhvillua eventi i networking-ut “Inside the Investor’s Mind – A Reverse Pitching Session”, duke bërë bashkë investitorë, sipërmarrës, startup-e, të rinj dhe përfaqësues të Startup Albania.

Aktiviteti solli një perspektivë ndryshe mbi botën e investimeve, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të njihnin nga afër mënyrën se si investitorët vlerësojnë startup-et, çfarë kërkojnë te një ide biznesi dhe cilët janë faktorët që ndikojnë në vendimet e tyre për investim.

Në diskutim kontribuuan folësit e ftuar:

  • Shefqet Avdullau – Angel Investor & Strategic Advisor
  • Skerd Sino – Managing Director, Contextual
  • Rezart Prifti – Ekspert i Sipërmarrjes dhe Inovacionit

Aktiviteti u pasurua gjithashtu nga pjesëmarrja e përfaqësueses së Startup Albania, duke krijuar një mundësi të vlefshme për dialog, shkëmbim përvojash dhe forcimin e lidhjeve mes startup-eve dhe aktorëve të ekosistemit të sipërmarrjes.

Përmes diskutimeve dhe networking-ut, pjesëmarrësit patën mundësi të krijonin kontakte të reja, të merrnin këshilla praktike dhe të zgjeronin njohuritë mbi përgatitjen e startup-eve për të tërhequr investime.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të 5HELIX Digital Future Hub për të nxitur bashkëpunimin dhe për të krijuar ura lidhëse ndërmjet startup-eve, investitorëve dhe institucioneve mbështetëse.

5HELIX – From Ideas to Scalable Businesses.

#5HELIX #DigitalFutureHub #Networking #InsideTheInvestorsMind #StartupAlbania #GEW2026 #Entrepreneurship #Innovation