Barleti Institute for Research and Development (BIRD) ishte pjesë e Future2Tech 2026, në panelin “Nga ideja në treg: Roli i programeve mbështetëse në zhvillimin e startup-eve shqiptare”.
Dr. Kejda Nuhu, Menaxhere Projektesh në BIRD, prezantoi vizionin e 5HELIX si një Innovation Sandbox që lidh kërkimin, teknologjinë, startup-et dhe tregun.
Modeli i lehtësuesit 5HELIX ndjek parimin “test before invest” të EDIH, duke vënë theksin te rëndësia e testimit të teknologjisë dhe validimit të tregut përpara investimeve të mëtejshme në zhvillimin e një startup-i.
Përmes validimit, technology testing, sandbox-eve dhe living labs, 5HELIX synon të ndërtojë një rrugëtim të qartë:
Idea → Validate → Test → Improve → MVP → Pilot → Market
Mesazhi kryesor: startup-et nuk kanë nevojë vetëm për trajnim dhe mentorim, por edhe për mundësi reale për të validuar idenë, testuar teknologjinë, zhvilluar prototipin dhe MVP-në dhe krijuar lidhje me tregun.
Vizioni i 5HELIX është të zhvillohet si një one-stop-shop për inovacionin dhe transformimin digjital, ku startup-et dhe bizneset të kenë akses të vazhdueshëm në ekspertizë, teknologji, testim dhe partneritete.
#BIRD #5HELIX #Future2Tech2026 #StartupAlbania #Innovation #Entrepreneurship #R&D #StartupEcosystem







