Më 26 tetor, pranë Laboratorit 5HELIX, u zhvillua aktiviteti Startup Diagnostic & Orientation Day, duke shënuar nisjen e rrugëtimit të inkubimit për startup-et pjesëmarrëse.
Gjatë aktivitetit, ekipet prezantuan idetë e tyre, ndërsa u diskutuan nevojat, sfidat dhe potenciali i zhvillimit të secilit startup. Ky takim shërbeu si një hap i parë për përcaktimin e prioriteteve dhe orientimin drejt fazave të ardhshme të testimit, validimit dhe zhvillimit të ideve inovative.
5HELIX – From Ideas to Scalable Businesses!
Programi zbatohet nga BIRD – Barleti Institute for Research and Development, me mbështetjen e Startup Albania Agency dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.
#5HELIX #StartupAlbania #thirrjapërstartupet #grant2026 #Innovation #Entrepreneurship









