Nga ideja te produkti: MVP, Prototyping & Experiment Design

Në kuadër të programit 5HELIX – From Ideas to Scalable Businesses, u zhvillua aktiviteti Open Lecture me temë “MVP, Prototyping & Experiment Design”, nën drejtimin e znj. Iris Nela, e cila ndau me pjesëmarrësit njohuri dhe praktika mbi procesin e zhvillimit dhe testimit të ideve inovative.

Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e ndërtimit të një Minimum Viable Product (MVP), krijimit të prototipeve dhe hartimit të eksperimenteve për të testuar hipotezat e biznesit, përpara investimit në zhvillimin e një produkti të plotë.

Përmes shembujve praktikë dhe qasjeve interaktive, u trajtuan gjithashtu mënyrat e mbledhjes dhe analizimit të feedback-ut nga përdoruesit, matjes së interesit të tregut dhe marrjes së vendimeve të bazuara në evidencë: Persevere, Pivot or Stop.

Mesazhi kryesor i aktivitetit ishte i qartë: Build Less. Learn More. – të ndërtojmë më pak, të testojmë më shumë dhe të mësojmë nga përdoruesit për të zhvilluar zgjidhje që adresojnë realisht nevojat e tregut.

Faleminderit znj. Iris Nela për kontributin dhe të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe diskutimet!

💡 5HELIX – From Ideas to Scalable Businesses

#5HELIX #BIRD #DigitalFutureHub #StartupAlbania #Innovation #MVP #Prototyping #ExperimentDesign #Entrepreneurship #BuildLessLearnMore