Më 9 nëntor 2026, në kuadër të programit të inkubimit 5HELIX, u zhvillua Open Lecture me titull “Bazat Ligjore, Pronësia Intelektuale (IP) & Marrëveshjet e Themeluesve (Founder Agreements)”, me znj. Diantina Zuna.
Gjatë këtij sesioni, startup-et pjesëmarrëse patën mundësinë të njihen më nga afër me aspektet ligjore që shoqërojnë krijimin dhe zhvillimin e një biznesi, duke përfshirë:
Format ligjore të organizimit dhe regjistrimin e një startup-i në Shqipëri.
Mbrojtjen e pronësisë intelektuale, ideve dhe markës.
Rëndësinë e marrëveshjeve ndërmjet themeluesve dhe përcaktimit të qartë të roleve e përgjegjësive.
Konfidencialitetin dhe sfidat ligjore gjatë zhvillimit të biznesit.
Përmes këtij sesioni, ekipet pjesëmarrëse zgjeruan njohuritë mbi mënyrën se si të mbrojnë idetë e tyre, të ndërtojnë marrëdhënie të qarta bashkëpunimi dhe të krijojnë themele të qëndrueshme për zhvillimin e startup-eve të tyre.
Inovacioni krijon mundësi, ndërsa njohuritë ligjore ndihmojnë në ndërtimin e bizneseve të qëndrueshme!
#5HELIX #BIRD #DigitalFutureHub #StartupAlbania #StartupEcosystem #IntellectualProperty #Entrepreneurship #Innovation #LegalFoundations #Startups








