Përmes sesioneve individuale të mentorimit me znj.Gerta Xhaferaj, startup-et punuan për të zhvilluar një qasje që vendos klientin në qendër të vendimmarrjes. Me fokus në njohjen e nevojave reale të klientëve dhe përshtatjen e zgjidhjes me problemet që ata përjetojnë, ekipet u udhëzuan si të kuptojnë nevojat, sjelljet dhe sfidat reale të klientëve, të testojnë supozimet e tyre dhe të vlerësojnë nëse zgjidhjet që propozojnë adresojnë një problem me rëndësi për segmentin e synuar. Mentorimi iu përshtat fazës së zhvillimit dhe nevojave të secilit startup, duke përcaktuar hapa konkretë për të mbledhur feedback dhe për ta përdorur atë në zhvillimin e produktit apo shërbimit.









