Nga ideja te produkti që i përgjigjet nevojave të tregut!

Udhëtimi i startup-eve në programin e inkubimit 5HELIX vijon përmes sesioneve individuale të mentorimit 1-1 me mentoren Iris Nela, këtë herë me fokus në MVP & Market Validation.

Gjatë këtyre sesioneve, ekipet po punojnë për të kthyer idetë e tyre në produkte dhe shërbime konkrete, duke kuptuar se si mund t’i testojnë dhe vlerësojnë ato përpara se të investojnë më shumë kohë dhe burime në zhvillimin e tyre.

🎯 Fokusi i mentorimit përfshin:

  • Identifikimin e funksionaliteteve thelbësore të MVP-së (Minimum Viable Product).
  • Zhvillimin e prototipeve dhe testimin e tyre me përdorues potencialë.
  • Mbledhjen dhe analizimin e feedback-ut për të përmirësuar zgjidhjet.
  • Validimin e produktit dhe vlerësimin e potencialit të tij në treg.

Përmes një qasjeje praktike dhe të përshtatur me fazën e zhvillimit të secilit startup, mentorimi po i ndihmon ekipet të marrin vendime më të informuara, të testojnë supozimet dhe të ndërtojnë zgjidhje që krijojnë vlerë reale për klientët.

✨ Sepse nuk mjafton të kesh një ide të mirë – duhet të dish ta testosh, ta përmirësosh dhe ta kthesh në një zgjidhje që tregu e kërkon!

📌 Sesionet individuale të mentorimit vijojnë, ndërsa startup-et vazhdojnë të hedhin hapa konkretë drejt zhvillimit dhe validimit të ideve të tyre.

🌱 5HELIX – From Ideas to Scalable Businesses.

#5HELIX #DigitalFutureHub #StartupAlbania #MVP #MarketValidation #Mentoring #Innovation #Entrepreneurship #StartupEcosystem