5HELIX Digital Solution Challenges! | Hackathon-i 5HELIX

Të rinjtë prezantojnë idetë inovative dhe eksplorojnë zgjidhje të reja përmes Hackathon-it 5HELIX

Në kuadër të programit 5HELIX Digital Future Hub, u zhvillua Hackathon-i “Digital Solution Challenges”, një aktivitet që bëri bashkë të rinj me ide inovative dhe dëshirën për të krijuar zgjidhje me ndikim në fusha të ndryshme.

Hackathon-i u ofroi pjesëmarrësve mundësinë të prezantonin idetë e tyre, të ndanin vizionin mbi zgjidhjet që synojnë të zhvillojnë dhe të merrnin këshillim e orientim të drejtpërdrejtë nga mentorë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Përmes prezantimeve, diskutimeve interaktive dhe konsultimeve profesionale, të rinjtë patën mundësi të shqyrtonin më nga afër potencialin e ideve të tyre, të identifikonin sfidat e mundshme dhe të merrnin sugjerime konkrete për përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Përtej prezantimit të ideve, aktiviteti krijoi një hapësirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash, ku pjesëmarrësit fituan perspektiva të reja mbi mënyrën se si konceptet fillestare mund të shndërrohen në zgjidhje konkrete dhe modele të qëndrueshme biznesi.

Përmes aktiviteteve të tilla, 5HELIX Digital Future Hub synon të mbështesë të rinjtë dhe sipërmarrësit e rinj, të nxisë inovacionin dhe sipërmarrjen dixhitale, si dhe t’u krijojë mundësi për të zhvilluar dhe çuar më tej idetë e tyre.

Sepse çdo ide e mirë ka potencialin të shndërrohet në një zgjidhje me vlerë, kur mbështetet nga njohuritë, mentorimi dhe bashkëpunimi i duhur!

5HELIX – From Ideas to Scalable Businesses.

#5HELIX #DigitalFutureHub #Hackathon #DigitalInnovation #YouthEntrepreneurship #Startups #Mentorship #StartupAlbania