NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE

Në kuadër të projektit REEHUB PLUS/No. 436 “REGIONAL ENERGY EFFICIENCY HUB PLUS” financuar nga Programi INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti hap thirrjen për kandidatë të interesuar për pozicionet vakante, si vijon:

  1. Financier

Përshkrimi i punës:

– Menaxhimi financiar i projektit;

– Ndjekja e shpenzimeve në fazat e ndryshme të projektit;

– Ndjekja e marrëdhënieve me kontraktoret dhe shpenzimet në lidhje me shërbimet, furnizimet dhe punët;

– Ndjekja e pakesave në banka dhe e transferimeve të kësteve për partnerët;

– Hartimi i evidencave periodike sipas periudhave të raportimit dhe hartimi i raporteve periodikë sipas kërkesave të menaxherit të projektit;

– Përgatitja e ndryshimeve e riakolimeve në buxhet sipas kërkesave të partnerëve dhe procedurave të parashikuara nga donatori;

– Të asistojë menaxherin e projektit në hartimin e progres raporteve.

Kualifikimet dhe Eksperienca:

– Master shkencor në ekonomi ose financë;

– Preferohet eksperiencë e mëparshme në projekte;

– Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;

– Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;

– Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV ku të përshkruhen eksperiencat e mëparshme të punës, një fotokopje të dokumentit të identifikimit, një fotokopje të diplomës dhe certifikatave të kualifikimit të fituara brenda ose jashtë vendit, deri më datë 27.09.2021 ora 16.00, në adresën e e-mailit: [email protected] ose me postë në adresën: Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, Rr. Sami Frashëri, Nr.41, Tiranë, Shqipëri.

2b. Njoftim per publikim pozicionet vakante