Në kuadër të projektit REEHUB PLUS/No. 436 “REGIONAL ENERGY EFFICIENCY HUB PLUS” financuar nga Programi INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti hap thirrjen për kandidatë të interesuar për pozicionin vakant, si vijon:
1. Koordinator
Përshkrimi i punës:
– Të asistoje menaxherin per te siguruar ecurinë e projektit dhe WP për të cilat Instituti është përgjegjës;
– Të jetë përgjegjës për marrëdhëniet me publikun;
– Të përgatisë përmbledhje të aktiviteve për komunikim në rrjete sociale dhe web;
– Të mbledhë dhe postojë materialet për komunikim të partnerëve të projektit;
– Të koordinojë publikimin e informacioneve përgjatë zhvillimit të aktiviteteve në rrjetet sociale dhe web;
– Të asistoje menaxherin e projektit për zhvillimin e aktiviteteve sipas WP;
– Të asistojë menaxherin e projektit në hartimin e progres raporteve.
Kualifikimet dhe Eksperienca:
– Master shkencor (preferohet në disiplinat e Inxhinierisë dhe Arkitekturës);
– Të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushën e komunikimit dhe organizimit të aktiviteteve dhe eventeve;
– Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
– Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
– Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: CV ku të përshkruhen eksperiencat e mëparshme të punës; kopje e diplomës/diplomave universitare; kopje të çertifikatave të trajnimeve të fituara brenda ose jashtë vendit; kopjen e letërnjoftimit elektronik ID Card, deri më datë 15.08.2022 ora 16.00, në adresën e e-mailit: [email protected] ose me postë në adresën: Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, Rr. Sami Frashëri, Nr.41, Tiranë, Shqipëri.