NJOFTIM PER VENDE VAKANTE

Në kuadër të projektit REEHUB PLUS/No. 436 “REGIONAL ENERGY EFFICIENCY HUB PLUS” financuar nga Programi INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti hap thirrjen për kandidatë të interesuar për pozicionin vakant, si vijon:
1. Financier
Përshkrimi i punës:
– Menaxhimi financiar i projektit;
– Ndjekja e shpenzimeve në fazat e ndryshme të projektit;
– Ndjekja e marrëdhënieve me kontraktorët dhe shpenzimet në lidhje me shërbimet, furnizimet
dhe punët;
– Ndjekja e pagesave në banka dhe e transferimeve të kësteve për partnerët;
– Hartimi i evidencave periodike sipas periudhave të raportimit dhe hartimi i raporteve
periodikë, sipas kërkesave të menaxherit të projektit;
– Përgatitja e ndryshimeve e riakolimeve në buxhet sipas kërkesave të partnerëve dhe
procedurave të parashikuara nga donatori;
– Të asistojë menaxherin e projektit në hartimin e progres raporteve.

Kualifikimet dhe Eksperienca:
– Master shkencor në ekonomi ose financë;
– Preferohet eksperiencë e mëparshme në projekte;
– Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një
projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
– Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
– Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).

Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: CV ku të përshkruhen eksperiencat e mëparshme të
punës; kopje e diplomës/diplomave universitare; kopje të çertifikatave të trajnimeve të fituara
brenda ose jashtë vendit; kopjen e letërnjoftimit elektronik ID Card, deri më datë 16.02.2022
ora 16.00, në adresën e e-mailit: [email protected] ose me postë në adresën: Instituti
për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, Rr. Sami Frashëri, Nr.41, Tiranë, Shqipëri.