ORGANIZIMI I AKTIVITETIT EKSPERIENCIAL NË QYTETIN E BERATIT NË KUADER TË PROJEKTIT SMART TOUR

Në zbatim të projektit SMART TOUR i cili synon mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore në zonën ndërkufitare Shqipëri-Greqi, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti , më 02.06.2022 organizoi në qytetin e Beratit një karaoke me këngë tradicionale e shoqëruar edhe me promovim të gastronomisë tradicionale. Pjesëmarrës në aktivitet  ishin përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit përfshirë të rinj, përfaqësues organizatash kulturore, përfaqësues të aktorëve të biznesit lokal etj. të cilët përjetuan një eksperiencë unike kulturore përmes promovimit të turizmit kulturor e kulinar të qytetit të Beratit.

Përmes këngëve tradicionale si dhe shijimit të ushqimit vendas, u synua promovimi i turizmit vendas me mjete inovative me anë të të cilave njerëzit angazhohen në mënyrë kuptimplote në përjetimin emocional të një eksperience të cilën do të mund ta promovojnë edhe më gjerë.

Edhe vetë aktorët lokalë të pranishëm në aktivitet, jo vetëm përfituan përvoja unike nga pjesëmarrja, por siguruan edhe një promovim shumë të mirë të biznesit të tyre e të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik.