Në kuadër të implementimit të projektit SMART TRAVEL ON CULTURAL ROUTES (SMART TOUR), më datë 03.02.2022, u zhvillua Dita e Informimit të Publikut (Info Day) në qytetin e Beratit. Qëllimi i aktivitetit ishte prezantimi i projektit dhe përfshirja e palëve të interesuara për të diskutuar rreth potencialit të mundshëm që do të pilotohet për zbatimin e projektit (kthimi i objektit në Virtual Reality).
Në takim ishin mbi 20 pjesëmarrës, të cilët përfaqësonin target grupe të ndryshme si operator turistik, agjenci udhëtimi, artizanë, guida turistike lokale, shoqëria civile, nxënës, etj. Në përfundim të takimit u propozua që të përzgjidhet Muzeu Etnografik, si një objekt i Kategorisë së Parë të Monumenteve të Kulturës, i cili mbart vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Në përmbyllje të aktivitetit grupi i punës organizoi një vizitë në Muzeun Etnografik, ku u takuan me drejtuesin e instituconit z.Agron Polivani për ecurinë e mëtejshme të zbatimit të projektit.