BIRD at Interreg IPA South Adriatic Training

Barleti Institute for Research and Development, BIRD mori pjesë në trajnimin ndërkombëtar të organizuar nga programi Interreg IPA South Adriatic, i zhvilluar më 11–12 mars 2026 në Bari, Itali.

Institucioni u përfaqësua nga anetaret e projekteve EVOLVE dhe Territory, duke dëshmuar angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e kapaciteteve për kërkim të aplikuar, inovacion dhe bashkëpunim ndërkufitar.

Ky trajnim intensiv kontribuoi drejtpërdrejt në:

  • Rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin dhe implementimin e projekteve ndërkombëtare
  • Përmirësimin e cilësisë së raportimit dhe përputhshmërisë financiare
  • Forcimin e qasjeve strategjike në komunikimin e rezultateve
  • Adoptimin e mjeteve inovative, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në komunikim

Përmes sesioneve plenare dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit thelluan njohuritë mbi implementimin e projekteve, procedurat e prokurimit, raportimin financiar dhe ndërtimin e narrativave efektive për projektet.

Veçanërisht, fokusi në storytelling, përmbajtje digjitale dhe AI për komunikim projektesh përforcon aftësinë e BIRD për të rritur dukshmërinë dhe ndikimin e iniciativave të tij në nivel rajonal dhe evropian.

Pjesëmarrja në këtë trajnim përfaqëson një hap konkret drejt konsolidimit të rolit të BIRD si një aktor aktiv në ekosistemin e inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.